Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në natën e mbrëmshme në Itali, pas ndeshjes që skuadra U23 e Juventusit, kishte në Serinë C në transfertë ndaj Trapanit.
Advertisements
Barazimi 1-1 për ekipin e drejtuar nga Paolo Montero nuk ka qenë problemi më i madh i ditës.
Advertisements
Ekipi ka shkuar në aeroport ku ka mësuar se udhëtimi do të kishte një vonesë prej një ore. Më pas ato orë janë bërë dy dhe me radhë, duke shtyrë fluturimin e kthimit drejt Torinos, Kështu, lojtarët e Juve Next Gen, një pjesë e të cilëve kanë qenë rregullisht edhe nën urdhrat e Tiago Motës gjatë kësaj vere dhe javëve të para të sezonit, kanë kaluar gjithë natën në aeroport.
Në pritje të avionit që nuk p nisej, lojtarët e rraskapitur janë shtrirë në tokë dhe kanë fjetur në ambientet e brendshme të aeroportit, të mbështetur mbi çantat e tyre të shpinës.
Advertisements
Një skenë e pabesueshme duke llogaritur se pjesë e cilit klub janë dhe se ekipi U23 i Juventusit cilësohet pjesë e futbollit profesionist.
Kalvari i vuajtjeve të tyre ka marrë fund vetëm në mëngjesin e sotëm, kur në orën 9 më në fund u nis edhe avioni që i ktheu në Torino.