Loredana akuzon Gjestin si “kopje e keqe” e Luiz Ejllit! Cili ishte reagimi i banorit?

Loredana Brati dhe Gjesti u përfshinë në një debat të nxehtë gjatë mbrëmjes së djeshme në dhomën e gjumit.

Advertisements

Biseda nisi kur Gjesti përmendi vazhdimisht dasmën e Loredanës dhe marrëdhënien e saj me ish-banorin, Joz Markun, dhe ngadalë kaloi në një temë tjetër.

Advertisements

Në mes të diskutimit, Loredana i tha Gjestit se po imiton Luiz Ejllin, fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother”.

Do që të jesh si Luizi

Gjesti reagoi menjëherë duke iu përgjigjur:

A po më krahason me mbretin? O faleminderit shumë, unë isha më i dobët. Shuj, se mirë qenkam.

Faleminderit që po më krahason me një njeri shumë të fortë.

Në vazhdim, Loredana e kritikoi duke i thënë se ishte një “kopje e keqe” dhe se nuk mund të bëhej si Luiz Ejlli.

Megjithatë, Gjesti vazhdon të mbetet një personazh shumë i komentuar dhe aktiv brenda shtëpisë, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut me veprimet dhe lojën e tij.