Loredana befason vajzat teksa i dhuron një puthje Jozit, banori: Po ne puthemi çdo natë

Mbrëmja në suitën e shtëpisë së BBVA ishte e mbushur me muzikë, vallëzim dhe momente të papritura mes banorëve.

Advertisements

Gerta, Loredana, Egli, Aldo, Rozana dhe Jozi po shijonin atmosferën relaksuese ndërsa muzika luante në sfond. Teksa ritmet bëheshin gjithnjë e më të gjalla, Gerta u ngrit dhe nisi të kërcejë plot energji.

Advertisements

Loredana iu bashkua kërcimit dhe, duke vallëzuar, u afrua drejt Jozit. Në mes të entuziazmit, Gerta bëri një koment që nxiti reagime mes banorëve: “Këta kanë komplekse”.

Jozi, i cili nuk e priti mirë këtë koment, reagoi menjëherë duke thënë: “Jo, nuk kam komplekse”. Më pas, ai shtoi me një ton më të fortë: “Betohem, Vëllai i Madh, nëse i fik dritat, gjysmën i ke të plagosur!”.

Në këtë moment, situata mori një kthesë tjetër. Loredana u afrua dhe e puthi Jozin në buzë, duke surprizuar të gjithë të pranishmit.

Danja, e cila ishte dëshmitare e kësaj skene, reagoi me habi dhe humor: “Shyqyr që ju pashë duke u puthur një herë”.

Ndërkohë, Gerta, e cila kishte qenë e kthyer nga ana tjetër, u shpreh se nuk e kishte parë skenën. Kjo i dha një tjetër shtysë momentit, pasi Loredana dhe Jozi vendosën ta përsërisin puthjen, duke shtuar edhe më shumë emocione në suitë.

Një natë e mbushur me muzikë, kërcim dhe momente të papritura, që la gjurmë tek banorët dhe publikun