Lot dhe dhimbje, dy motrat ishin në një klasë, nxënësit homazhe në shkollën e dy vajzave që u hodhën me nënën në lumin Buna

by editor

Mëngjesi sotëm, ka qenë i trishtë në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër. Nxënës, me lule në duar i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshatarët e tyre, Ergesa dhe Greis Arrazi, 9 dhe 8-vjeç që humbën jetën tragjikisht.

Advertisements

Shkolla ku mësonin dy vajzat e familjes Arrazi, është pushtuar nga dhimbja. Dy motrat 8 dhe 9- vjeçe, humbën jetën bashkë me nënën dhe vëllain e vogël në ujërat e lumit Buna.

Advertisements

Mungesa Ergesës dhe Gresës në klasën e dytë, ka lënë një dhimbje të madhe. Shokët e shoqet e klasës bashkë me prindërit e tyre, u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy.

Librat e dy motrave 9 dhe 8-vjeç, u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre.

Samra Mishaj, është një prej prindërve e cila ka vajzën në të njëjtën klasë ku mësonin dy viktimat e mitura dhe që njihte edhe Alma Arrazin.

Mishaj ashtu si prindërit e tjerë, tregojnë se e kishin tejet të vështirë t’ua shpjegojnë fëmijëve të tyre mungesën e Ergesës dhe Gresës.

Ajo tha se e njihte Almën dhe nuk kishte kuptuar që kjo e fundi të kishte ndonjë shqetësim. Disa prindër të tjerë e kishin të pamundur, për shkak të ngjarjes të rëndë të flasin për humbjen tragjike të jetës të tre fëmijëve dhe Alma Arrazit.

Një grup mësuesish bashkë me psikologët dhe drejtoren e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër dhe ndihmën e prindërve, po mundohen që të gjejnë formën e duhur për të folur me nxënësit e klasës së dytë, ku bënin mësim edhe dy vajzat Ergesa dhe Gresa Arrazi, 9 dhe 8-vjeç.

Kujtojmë se në lumin Buna, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës, Alma Arrazi dhe djalit të saj 3-vjeçar.

Sakaq, Ergys Arrazi ndodhet pas hekurave, nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së familjes së tij.

You may also like