Një faqe në Instagram me emrin “Laviret e Korçës” ka tronditur rëndë qytetin e serenatave, duke publikuar materiale të shëmtuara, denigruese, foto dhe video intime të vajza e djemve të mitur.
Advertisements
Pas hetimeve intensive nga ana e policisë, janë identifikuar dhe arrestuar dy vajzat që dyshohet se administronin këtë faqe, e cila terrorizoi për ditë me radhë rininë e këtij qyteti.
Advertisements
Sipas informacioneve zyrtare, autoret janë shtetësja P. M., 19 vjeçe, dhe një 17-vjeçare, të dyja banuese në Korçë. P. M. ishte administratorja kryesore e profilit në Instagram, ndërsa 17-vjeçarja menaxhonte aplikacionin “Tellonym”, i cili ishte i lidhur me këtë faqe. Ato dyshohen për përhapjen e materialeve me përmbajtje bullizuese dhe pornografike ndaj të miturve dhe akuzohen për veprën penale “Pornografi me të mitur”.
Për shkak të peshës së madhe psikologjike, denigrimit të figurës së tyre, ka pasur edhe vajza që në pamundësi për të përballuar me ekspozimin e jetës private, kanë tentuar t’i japin fund jetës. Madje janë regjistruar jo një, por tre raste të tilla. Siç duket edhe nga materialet e siguruara nga Newsbomb, të miturat me mirëbesim dërgonin foto të zhveshura ose gjysmë të zhveshura, por fatkeqësisht këto materiale u përdorën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Nuk dihen ende arsyet se pse dy vajzat autore degradonin deri në këtë pikë, por një gjë është e sigurt, Korçën e “kaploi” frika, pasiguria dhe terrori. Njëra prej tyre ka tentuar vetëvrasjen me thikë, një tjetër me ilaçe, ndërsa rasti i tretë është ndaluar në kohë nga familjarët.
Hetimet për këtë ngjarje nisën pas një denoncimi të bërë nga një oficere sigurie në një prej gjimnazeve të Korçës. Sektori Kundër Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ndërmori menjëherë veprime për të zbuluar administratorët e faqes, e cila për një kohë të gjatë ka qenë aktive, duke postuar në mënyrë të përsëritur përmbajtje të dëmshme për adoleshentët e qytetit.
Në rrjetën e këtij sulmi kibernetik kanë rënë mbi 100 të rinj, kryesisht vajza, të cilat janë bullizuar publikisht, ndërsa në vetëm tre ditët e fundit janë identifikuar më shumë se 20 viktima.
Për momentin faqja “Laviret e Korçës” është mbyllur, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së të dyshuarave dhe për të zbardhur motivet e këtij makabriteti.