“Ma bërë puçin…”/ Deklarata e fortë e Donaldit teksa flet në telefon me Lisin: Romeo është vetëm fare…

by editor

Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Elvis Myrta i ka bërë një ‘rreng’ aktorit të njohur, Donald Veshaj, teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, duke i thënë se Romeo Veshaj është mërzitur në shtëpi dhe se duhet të bëjnë diçka për këtë.

Ndërsa Donaldi fliste me të, pa e ditur se ishte në regjistrim, i thotë se duhet të bëjnë diçka për t’i treguar se është shumë mirë. Ai shprehet se i vëllai është vetëm fare aty dhe se duket sikur ka ngecur, pasi do të bëjë humor, por nuk ka me kë ta bëjë.

Advertisements

“Ai është vetëm fare aty, do të bëjë humor edhe nuk bën, sikur ka ngecur. Ai është lart fare, më lart nga të gjithë, po dhe të luaj me kë të luaj?! Shumë mirë është ai, më lart nga të gjithë”, shprehet Donaldi.

Më pas Lisi i ka treguar se është ‘live’ në emision, duke shpërthyer më pas në të qeshura.

Advertisements

“Ma bërë puçin dhe ti mo?!”, i thotë ai Lisit me humor.

You may also like