Ky është 27-vjeçari Benard Çullhaj, i cili ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht dhe kërcënonte një 15-vjeçare që t’i dërgonte foto apo video intime.
Advertisements
Benard Çullhaj banues në Tiranë, kërcënonte të miturën me profile false. Pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, 27-vjeçari u ndalua gjatë operacionit policor të koduar “Intimiduesi”
Advertisements
Policia sekuestroi qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do t’i në nështrohen një analize të thellë hetimore. Nga biseda në rrjetet sociale, Çullhaj i kërkon foto të miturës, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të vrasë veten.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar edhe dy ngjarje të tjera me autor të dyshuar 27-vjeçarin, i cili shantazhonte dy vajza 15 dhe 16 vjeçe.