Aksident i rëndë në vend/ Makina del nga rruga, 32-vjeçarja në gjendje të rëndë

by editor

Del nga rruga një automjet në aksin Sarandë-Delvine, ndërsa raportohet për dy të plagosur. Ngjarja para pak minutash në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.

Nga dalja nga rruga e një automjeti ka mbetur e plagosur drejtuesja dhe pasagjerja, konkretisht Anisa Zervoi 32 vjeç dhe Evelina Shehu, 49 vjeç. Dy të plagosurat janë transportuar me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po marrin ndihmën e parë.

Advertisements

Mësohet se 32-vjeçarja Zervoi ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet..

You may also like