Dy makina janë përplasur mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Selitës në Tiranë, ku njëra prej tyre ishte automjet i policisë.
Advertisements
Policia në njoftimin zyrtar thotë se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Advertisements
Nga përplasja, polici që drejtonte makinën ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.
Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.