Makina merr para turmën e këmbësorëve në Gjermani, një i vdekur dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Mannheim të Gjermanisë.

Advertisements

Një person ka humbur jetën pasi një makinë u përplas me një turmë këmbësorësh. Autoritetet gjermane raportojnë për 25 të plagosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.’

Advertisements

Gazeta gjermane Bild raporton se drejtuesi i mjetit është arrestuar, pa dhënë detaje të tjera. Incidenti ndodhi ndërsa turmat u mblodhën në qytete në të gjithë rajonet, duke përfshirë Rhineland të Gjermanisë për parada për të shënuar sezonin e karnavaleve.