Makina përplas një polic në Tiranë, arratiset shoferi

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një efektiv policie, shtetasin A. L. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, në zonën e Freskut.

Advertisements

Efektivi i Policisë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e aksidentit ai ka qenë jashtë shërbimit.

Advertisements

Policia e Tiranës raporton se pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e makinës dhe të drejtuesit.

Policia thotë se grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.