Makina përplas për vdekje 4 të miturit pranë shkollës! Disa persona të plagosur

Katër fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas pranë një shkolle të hënën pasdite në Illinois, SHBA.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në Springfield, ku sipas autoriteteve lokale, një automjet që goditi për vdekje tre persona, duke u përplasur me një ndërtesë shkolle dhe më pas goditi një person tjetër. Viktimat ishin midis moshës 4 dhe 18 vjeç, tha Policia Shtetërore, teksadisa persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Advertisements

Shoferi, i cili nuk u lëndua, ishte i vetëm në automjet dhe u dërgua në spital për vlerësim. Policia Shtetërore e Illinois nuk ka thënë nëse shoferi është arrestuar apo është marrë në paraburgim