Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës.
Advertisements
Një automjet tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi S.H., ka përplasur një skuter elektrik ku ndodheshin dy të mitur.
Advertisements
Në drejtimin e skuterit ishte një 13-vjeçar me inicialet E.I., i cili udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar.
Të miturit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.