Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune (16 mars) në aksin rrugor Krahës-Tepelenë.
Advertisements
Një mjet është përplasur me një motor dhe për pasojë, drejtuesi i këtij të fundit, ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Advertisements
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. N., rreth 63 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.