Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi mëngjesin e sotëm. Siç bëjnë me dije mediet greke, një prej viktimave është një 18-vjeçare me origjinë shqiptare.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Avenue Athinë-Souniou, në lartësinë e Varkizës, pak pas liqenit të Vouliagmenit. Në aksident u përfshinë dy makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Advertisements
Zjarrfikësit, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes nxorën pa shenja jete dy vajza nga njëra makinë dhe dy persona të tjerë të lënduar, ndërsa sipas informacioneve në të njëjtën veturë ka qenë edhe pasagjeri i pestë i lënduar, i cili nuk ka pasur nevojë të shpëtohet nga zjarrfikësit.
Në automjetin tjetër të përfshirë në përplasje raportohet se në bord ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur.