Makineria e rëndë i ra në kokë, kjo është 26-vjeçarja shqiptare që vdiq tragjikisht në Itali (Foto)

by editor

Anila Grishaj është e reja shqiptare, e cila humbi jetën tragjikisht në Itali pasi një makineri e rëndë paketimi e goditi në kokë teksa po punonte.

Advertisements

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e viktimës, ndërsa thonë se ngjarja ndodhi në kompaninë që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevisos.

Advertisements

Sipas një hetimeve paraprake, makineria e paketimit ishte blerë së fundmi nga kompania ku viktima ishte nëndrejtoreshë.

Ndërkohë raportohet se ka pasur tensione jashtë portave të kompanisë mes të afërmve të vajzës së vdekur shqiptare dhe policisë.

Babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kanë hedhur akuza se janë njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.

NGJARJA

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 16:00. Kanë qenë kolegët që i dhanë ndihmën e parë. Më pas mjekët dhe infermierët kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter, ambulancë dhe mjet mjekësor.

Kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, karabinierët nga stacioni Pieve di Soligo dhe teknikët e njësisë Spisal dhe tani do të duhet të përpiqen të rindërtojnë dinamikën e episodit. Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.

You may also like