Maliqi: I urojmë edhe 100 Liderit Historik të PD-së, Profesor Doktor Sali Berishës

by editor

Ish-deputeti dhe njëherësh drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi përmes rrjeteve sociale i ka uruar datëlindjen kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar gjendet në masën e arrestit në shtëpi si pasojë e hetimeve mbi dosjen e procedurave të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Advertisements

“I urojmë edhe 100 Liderit Historik të PD-së, Profesor Doktor Sali Berishës! Plot fat dhe lumturi dhe së shpejti në Liri, mes popullit, drejt Fitores!”, thekson në mesazhin e tij, Lefter Maliqi.

Advertisements

You may also like