Fat i keq duket se ka ndjekur familjen e 9-vjeçarit që ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës si pasojë e aksidentit tragjik në Bërxullë të Tiranës. 9-vjeçari u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.
Advertisements
Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Makina tip “Toyota” pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën lokalit buzë rrugës, ku ndodhej fëmija.
Advertisements
Shkak i aksidentit tragjik ishte shpejtësia tej normave si edhe alkooli, pasi shoferi i Toyota-s rezultoi alkoolizuar.
Një fqinj i familjes tha për Report Tv se se edhe gjyshi i 9-vjeçarit, me të njëjtin emër Sherif, ka ndërruar jetë nga një aksident 10 vite më parë.
“E kam fqinj. Nuk të lënë rehat në punë tënde. Unë nuk e di se çfarë bën ky shtet kjo polici! Ka qenë në punën e vet. Ka qenë me shpejtësi marramendëse edhe gjyshi me të nijetin emër ka ndërruar jetë nga një aksident 10 vite më parë. I vendosën emrin djalit të vogël Sherif, si gjyshi”, tha fqinji./albeu.com/