“Malltezi me 100 metra mori 6 mln euro!’/ Bushati zbulon detajet:Në fillim mendova “bravo SPAK, nxirri ujin e zi”,por …

by editor

Ditën e djeshme, Sali Berisha u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv, kryer në bashkëpunim.

Advertisements

Analisti Andi Bushati, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për procesin e zhvilluar deri tani ndaj ish kryeministrit.

Advertisements

Bushati tha se fillimisht ishte çuditur nga fakti që Malltezi, me 100 metra pronë kishte arritur të realizonte 6 milionë euro, ndaj kishte menduar se hetimi i SPAK ishte i nevojshëm për të kuptuar si ka ndodhur kjo. Por analisti tha se veprimet arbitrare ndaj Berishës që u ndërmorën nga SPAK dhe gjykatat, tregojnë se procesi ka frymëzim politik.

“Kur e kam dëgjuar akuzën e SPAK kam patur shumë dyshime. Në kuptimin që është e çuditshme për mua, që jetoj në këtë vend, të shoh se si një pronar më 100 metra katror përfundon në fund me 6 milionë euro. Në gjithë atë klimën e pandëshkueshmërisë, them a po, sinjali duhet ndezur. Nëse do të jetoja në një republikë ideale, do ti thosha SPAK bravo, nxirri ujin e zi.

Advertisements

Por, çfarë ka ndryshuar nga koha kur unë kam menduar kështu? Kam parë se si po zhvillohet ky proces. Duke parë se si po zhvillohet ky proces, sa më shumë kohë kalonte aq më të mëdha janë bërë dyshimet. Po flasim për një SPAK që për herë të parë ka një ish kryeministër. E filluan si halldup, nuk bënë seancën ku të kërkonin lejen e parlamentit. E kthyen këtë për së prapthi. SPAK po vinte erë politike që në fillim.

Kush duhet ta interpretonte këtë konflikt të ri që lindi? Rastëtsisht një gjykatëse që duhet ta digjte vettingu, sepse ka gënjyer. Çfarë bën kjo gjykatëse? Kur avokatat tërhiqen, i mban mend kë caktoi për të mbrojtur Berishën? Njerëz me tekste publike që thoshin Berisha duhet vrarë. Pra rrugës mësova se po sillen si bandë bashibozukësh.

Jam kritik me SPAK, por është ëngjëll në raport me Gjykatën Kushtetuese, institucioni me pis i reformës së drejtësisë. Çfarë bëri GJK? Atë që ka bërë me çdo cështje të nxehtë, tha nuk merrem me punën e izolimit. Pra procesi u bë surrogato. Pse? Ndonjë idealist mund të thotë se janë të paaftë. Më lind e drejta të them, janë masha politike.

Kam patur edhe një dilemë tjetër, kur u hap kjo e Berishës. Ishte influencë e Ramës apo e amerikanëve? Ka edhe deklaratë të Escobar, që të veprojë drejtësia e vendit tuaj. Por, i hoqa amerikanët kur pashë, çfarë bënë këta masha të SPAK me Belerin. Nuk besoj se amerikanët kanë thënë futini xixat një sherri etnik në Shqipëri.

Akoma i kam dyshimet se kjo çështje duhet gjykuar drejt, sepse anomalia e një njeriu me 100 metra që përfundon me 6 milionë euro duhet zgjidhur.

E marrim të mirëqenë që Berisha si KM, nuk ka lënë gur pa lëvizur që dhëndri të marrë pronën. Por, në fund i luajti për dhëndrin që të marrë pronën që i takonte.

Këta legenat e SPAK, nuk ka incenerator! 5D ka marrë paratë! Pra, tani jam i bindur që po sillen në këtë mënyrë”, tha Bushati.

You may also like