Mandarinat me ngarkesë pesticidesh, eksperti Sharka: Duhet të ishin hequr nga qarkullimi

Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka tha përmes një interviste televizive se insekticidet e përdorura në mandarinat e kthyera nga Kroacia kanë 4 vjet që janë hequr nga lista e produkteve që nuk duhet të përdoren në BE dhe vendin tonë.

Advertisements

Sharka tha se këto insekticide janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriu pasi mund të shkaktojnë probleme kardiovaskulare dhe kancer.

Advertisements

“Këto insekticide që janë përdorur për luftimin e insekteve në pemën e mandarinave. Kanë 4 vjet që kanë dalë nga lista e insekticideve të përdorshme ne BE dhe në vendin tonë.

Konstatoj që nëpunësit publik të cilët kishin detyrimin që të gjurmonin për 4 vjet heqjen nga tregu të produktit kërkojnë t’ia lënë fajin fermerit. Këto insekticide dëmtojnë shëndetin e fëmijëve dhe njerëzve, zhvillimin e e trurit apo shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

Janë shumë të dëmshme, duhet të ishin hequr nga qarkullimi. Obligimi për ta bërë këtë i takon Ministrisë së Bujqësisë. Dëmi që ka shkaktuar në imazhin e produkteve dhe pikëpyetjet që ka ngritur ky skandal në dëmin e shkaktuar konsumatorëve ngarkon me përgjegjësi ministren e Bujqësisë dhe në çdo vend demokratik gjëja e parë që do bënte ministrja është që të jepte dorëheqjen.

Nuk duhet të ishin në treg. Fermeri nuk ka përgjegjësi ligjore, nuk ka ekspertizë.

Fermerët i përdorin se dikush iu ka rekomanduar.

Nxjerr në pah mungesën e kontrollit që kanë institucionet tonë në mbrojtjen e shëndetit publik.”

Megjithatë sipas Sharkës, sasia e këtyre mandarinave është e vogël dhe sipas analizave të kryera pjesa më e madhe është në përputhje me normat e BE-së.

“Besoj se është sasi shumë e vogël dhe shpresoj të mos ketë në tregun e brendshëm se shumica e këtij produkti është e kontrolluar dhe është në përputhje me normat e BE-së.”

Sipas Sharkës, ky skandal i shkakton një dëm shumë të madh imazhit të produkteve ‘made in albania’.