Mandarinat shqiptare nën ‘kërcënimin’ e bojkotit për shkak të pesticideve, ja paralajmërimi i ekspertëve

Mandarinat me pesticide ulin vlerën edhe të atyre produkteve bujqësore që janë rritur brenda rregullave të BE dhe përdorimi i këtyre helmeve do të ketë një fature të rëndë ekonomike për bujqësinë tonë, pasi konsumatori dhe tregtarët do të qëndrojnë larg prodhimit të tokës shqiptare. Përdorimi pa kriter i kimikateve tashmë është një sjellje e përsëritur nga fermerët dhe përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë është që të heq nga qarkullimi helmet e rrezikshme që tregtohen nga kontrabandistët.

Advertisements

“Unë nuk besoj se në afatin e gjatë ne do të kemi një ulje të çmimit të produkteve, por një bojkotim të vetë produktit. Tregjet europiane sot janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre temave. Një situatë e përsëritur krijon një dyshim afatgjatë për produktin I cili vë në pikëpyetje tregjet ndërkombëtare, por tëtë gjithë markës Made in Albania dhe në këto kushte rrënojmë në mënyrë të qëndrueshme reputacionin tonë.

Advertisements

Është detyra e institucioneve të cilat janë përgjegjëse për t’u bashkërenduar dhe bashkëshoqëruar fermerët në procesin e prodhimit , për t’i mundësuar këtyre të fundit që të kenë një qasje sa më koherente me legjislacionin që është në fuqi”, u shpreh në një intervistë televizive, Fatmir Guri, ekspert ekonomie.