Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debate pasi kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren Elisa Spiropali se i ka shpërndarë vetëm mazhorancës draftin e Komisionit të Venecias për çështjen Xhaçka. Bardhi tha gjithashtu se delegacioni që do përfaqësojë Shqipërinë në Komisionin e Venecias vetëm me deputetë të PS.
Advertisements
“Draft opinioni i Venecias i është paraqitur dhe në shkelje flagrante, ju keni njohur grupin e PS me draftin opinionin ndërkohë që të tre grupet parlamentare të opozitës s’iu keni vënë në dispozicion draft opinionin e Komisionit të Venecias. E keni mbajtur të fshehur nga opozita, duke ia vënë në dispozicion vetëm mazhorancës. E keni detyrim, nuk e keni kërkuar si Elisa Spiropali, por si kryetare e Kuvendit, Duhet ti trajtoni të gjitha grupet parlamentare në të njëjtën formë. Keni krijuar delegacionin që do përfaqësojë kuvendin gjatë seancës së shqyrtimit në Komisionin e Venecias.
Advertisements
Për herë të parë delegacioni përbëhet vetëm nga deputetë të PS, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Gjithmonë përbërja ka qenë 4 anëtarë, 2 nga maxhoranca dhe 2 nga opozita. Ky është rasti i parë në historinë e Kuvendit që ju keni dërguar delegacion vetëm me deputetë të mazhorancës. Jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia juaj në pushtet. Këtë pushtetin tuaj do e shfrytëzoni për të shpallur Shqipërinë një partiake. Mos ndoshta dini se Bushka ka më shumë mend se ne deputetët e opozitës apo merr më shumë vesh nga çështjet e Kushtetutës apo konventave europiane”,-tha Bardhi.
Kryeparlamentarja Spiropali tha se mazhoranca nuk e ka draftin dhe se ai do u shpërndahet të gjithë deputetëve sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi tha se nuk e kanë draftin dhe iu bashkëngjit kërkesës që t’u vihet në dispozicion sapo të bëhet publik.
“Nuk ka asnjë dokument zyrtar të Komisionit të Venecias për të ndarë. Sapo të vijë do ndahet sipas rregullave të Komisionit të Venecias”,-u shpreh Spiropali.