Në këtë sezon të ri televiziv do të kemi supriza dhe programe të reja. Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel.
Advertisements
Sipas “Bordo”, moderatorja ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin.
Advertisements
Po të njëjta burime konfirmojnë se tashmë moderatorja ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar nga Top Channel nis së shpejti.
Marina Vjollca ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në Klan nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore.
Advertisements
Marina do të ndryshojë sërish ekran dhe do të rikthehet aty ku gjithçka nisi për të shumë vite më parë në Top Channel. Mbetet për t’u parë se kur moderatorja do të ndajë më publikun lajmin e kësaj zhvendosjeje. Kjo lëvizje vjen pas suksesit që Marina Vjollca pati në drejtimin e Kampionatit Europian.