Marrëveshja me Italinë/ Gati qendrat në Shëngjin, ja kur mbërrijnë emigrantët e parë

by editor

Duke nisur nga data 1 gusht, në Shëngjin pritet që të mbërrijnë emigrantët e parë. Siç e pati paralajmëruar nga Tirana, hapja e dy qendrave konfirmohet edhe nga qeveria italiane pas një vizite në Shëngjin të nënsekretarit italian të Shtetit në Kryesinë e Këshillit, Alfredo Mantovano.

Advertisements

I shoqëruar nga ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, ai ka inspektuar qendrën e pritjes në Gjadër dhe qendrën që do strehojë emigrantët në Shëngjin. Mantovano është shprehur se punimet kanë eceur sipas afateve të parashikuara për hapjen e qendrave.

Advertisements

“Ne kemi verifikuar përputhshmërinë e plotë me planin, kohën dhe vlefshmërinë e këtij modeli inovativ për menaxhimin e flukseve të migracionit të paligjshëm, i cili po ngjall konsensus të gjerë në nivel evropian. 15 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit në fakt po na kërkojnë të ndajmë projektin”, ka thënë ai.

Nënsekretari Mantovano, pasi vizitoi qendrën e parë të pritjes në Shenjin dhe qendrën e paraburgimit në Gjadër, takoi personelin e Inxhinierëve Ushtarakë të Forcave Ajrore.

Advertisements

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë që do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e refugjatëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit. Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

Protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët është çuar përpara mes shumë debateve dhe kontestime nga politika dhe opozitat e të dyja qeverive.

You may also like