Ekstradohet nga Greqia, i dënuar nga Gjykata e Posaçme me burg përjetë për masakrën e Lushnjes, Laert Haxhiu.
Advertisements
Ai është sjellë nga pika kufitare me Kakavijën. Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, vrau Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën, si dhe plagosi Marjus Xhepexhiun dhe Bujar Turkut në Lushnjë.
Advertisements
Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.
Ai prej kohesh qëndronte ne burgun e Greqisë, pasi u kap me dokumente të falsifikuar. Haxhiu dyshohet se ka krijuar një grup kriminal, ku pjese ishte edhe bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani.
Ai ka treguar për krimet e kryera, duke implikuar Haxhiun në disa krime të rënda.
Po ashtu, dy miqtë e tij me të ngushte Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi janë dënuar më burg përjetë.