Gazetari Basir Çollaku e ka konsideruar Shkodrën një qytet me telashe të mëdha në raport me krimin. Çollaku tha se kjo ngjarje vjen në vazhdën e dekonspirimit të dosjes Revanshi, dhe shpërndarjen e informacioneve të kësaj dosje në media.
Advertisements
Sipas Çollakut, kjo solli edhe vrasjet që po ndodhin aktualisht në vendin tonë, ndërsa shton se gjithashtu kjo dosje nxori në pah lidhjet e grupeve kriminale me Policinë, Prokuroritë dhe Gjykatat, jo vetëm me juridiksion të posaçëm por edhe ato me juridiksion të përgjithshëm.
Advertisements
Çollaku solli në vëmendje në studio, ndërhyrjen e politikanëve të rëndësishëm të Partinë Socialiste në Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkodrës për të ndërhyrë në lirimin e një prej anëtarëve të bandës kriminale atje.
“Është qytet më me telashe në raport me krimin. Është dekonspirim dhe shpartallim i dosjes Revanshi. Pakujdesie për ta eksportuar mediatikisht, që nxori të dhënat e grupeve se si të vrasin njëri-tjetrin. Kjo solli vrasjet. Lidhjet e këtyre grupeve të bandave me policinë, prokurorinë e gjykatave në nivele të larta, Është akuzë dhe mungesë parandalimi.
Advertisements
Ka grupe e familje të ndryshme që kanë pasur telashe e vrasje me njëra-tjetrën. Autorë e vrasje me klering.
Ka pasur një telefonatë nga politikanë të rëndësishëm të PS ndaj një anëtari të KLP për të ndërhyrë në Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkodrës në lirimin e një prej anëtarëve të bandës, dhe është liruar. Kanë në dosje dhe shkresat e Prokurorisë së Posaçme, edhe emrat e viktimave dhe autorët.
Ndërhyrja politike për këto nderet elektorale, janë edhe më lart. Përfshirja dhe vetëpastrimi i munguar edhe asaj të Prokurorisë së Posaçme dhe të juridiksionit të përgjithshëm ku garancinë e kanë bandat. Krimi bën emërimin e tyre dhe borderotë e tyre janë në polici e gjykata dhe këta janë të pafuqishëm për të vepruar. Flitet jo vetëm për Shkodrën por edhe në qytetet të tjera, apo edhe gjyqtarëve të kësaj drejtësie të re”, tha gazetari Çollaku.