Masakra në Gjermani: Nga 205 të plagosur, 41 janë në gjendje kritike

Një djalë 9-vjeçar është mes 5 viktimave të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.

Advertisements

Kështu deklaroi një zyrtar nga qyteti i Magdeburgut, Ronni Krug, i cili shtoi se nuk kishte informacione të mëtejshme për të rriturit e vrarë.

Advertisements

Numri i të plagosurve është 205, prej të cilëve 41 persona janë lënduar rëndë ose shumë rëndë, shtoi ai.

Prokurori Horst Nopens shtoi se i dyshuari, një mjek saudit 50-vjeçar, është nën hetim nën dyshimin për vrasje, tentativë për vrasje dhe është marrë në pyetje.