Masakra në Malin e Zi, u vranë 7 persona në një lokal pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit. Ja kush është

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Cetinjës, ku të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një konflikti që përfundoi me të shtëna fatale. Mes të vrarëve, mediat malazeze raportojnë edhe për dy fëmijë. Ndërkohë që 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim.

Advertisements

Sipas të dhënave fillestare të policisë, incidenti ndodhi në zonën e Bajices, në një tavernë, pas një sherri që nisi si një përplasje fizike.

Advertisements

I dyshuari kryesor, Aco Martinoviq, raportohet të ketë hapur zjarr pas konfliktit, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Autori siç bëhet me dije, ka vrarë pronarin e tavernës dhe më pas ka vrarë edhe dy fëmijët e tij.

Autoritetet janë në kërkim të tij, ndërsa situata mbetet kritike. Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.

Policia ka apeluar qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të sigurt brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve të organizuara kriminale, por është një incident i izoluar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie vazhdojnë.

Sakaq, lidhur me këtë tragjedi qeveria ka shpallur 3 ditë zie dhe shumë aktivitete dhe koncerte të planifikuar për ditët e para të vitit janë anuluar.

Policia e Malit të Zi ka publikuar fotografinë e Aco Martinoviqit, të dyshuarit për një krim të rëndë në Cetinje, ku raportohet se ka vrarë të paktën shtatë persona, përfshirë edhe 2 fëmijë.

Sipas njoftimeve zyrtare, pas kryerjes së krimit në një ambient mikpritës, Martinoviq është larguar i armatosur nga vendngjarja. Policia ka paralajmëruar publikun se i dyshuari është i armatosur dhe shumë i rrezikshëm, ndërsa operacionet për kapjen e tij janë në vazhdim.

Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e Martinoviqit, duke theksuar rëndësinë e shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të tij. Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij krimi vazhdojnë.