Ky është momenti kur 39-vjeçari Fation Janina, autori i vrasjes së fqinjit të tij 82-vjeçar, Paulin Gila, futet në pallatin ku banonte në lagjen 16 në Durrës dhe vetëm disa minuta më pas ai kryen ngjarjen e rëndë.
Advertisements
Kjo video e siguruar nga Tv Klan është fiksuar nga një kamera në zonë, e cila ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e vrasjes makabër që 39-vjeçari, tashmë i arrestuar, kreu mbrëmjen e 30 Dhjetorit.
Advertisements
82-vjeçari u godit për vdekje me sende të forta dhe më pas u ther me thikë nga Fation Janina, ngjarje kjo që mendohet të jetë regjistruar rreth orës 20:00.
Përmes kamerave të sigurisë policia zbuloi se autori ka qenë i vetmi person që hyn në pallat para ngjarjes dhe del disa orë pasi e ka kryer atë.
Në këto kushte hetuesit verifikuan se cili prej fqinjëve të viktimës, Paulin Gila, mund të fshihej pas këtij krimi, në bazë dhe të dhënave të përftuara në rrugë operative.
Pas arrestimit të tij, vetë 39-vjeçari ka rrëfyer krimin e rëndë, duke thënë se shkak ishte bërë një borxh në vlerën e 20 mijë lekëve që viktima i kishte atij.
Autori Fation Janina prej kohësh jetonte i vetëm dhe në zonë njihej si person që konsumonte alkool. I vetëm jetonte dhe viktima, Paulin Gila, baba i 3 djemve, të cilët prej kohësh ndodhen në emigrim në Itali.