Mashtrim ndaj publikut/ Paralajmëron Berisha: Do të këtë një padi ndaj Erion Veliajt

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të padisë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK. Berisha u shpreh se Veliaj do të paditet për mashtrim të publikut, referuar publikimit nga ana e kryebashkiakut të transkriptimin e replikave me prokurorin e çështjes në seancë. Kryedemokrati thekson se “publikimi nga Gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe moral ka qeverisur Bashkinë e Tiranës”. Ai theksoi se përpilimi i aktakuzës ndaj Erion Veliajt do të nisë nga dita e nesërme, ndërsa kërkoi nga Rama që të sqarojë pozicionin e tij në këtë rast.

Advertisements

Sali Berisha: Famoz në mashtrimet e tij publike, Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes.

Advertisements

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qendrim banditesk, e informoj Erion Veliajn dhe publikun se, ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet. Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim.

Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke i dërguar mesazhe personale, apo duke kërcënuar se e kemi personale prokurorin. Por dje ai e shpërkallëzoi qendrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por, publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës.

Ndaj dhe, nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij. Do të paditet për mashtrim të rremë publik. Paralajmëroj Ramën të denoncojë këtë akt mashtrues në rast se nuk është në bashkëpunim me të sepse qarkullojnë lajme se ai njoftim, në atë njoftim, edhe Edi Rama ka pjesën e tij. Ndaj urgjentisht do të qartësojë pozicionin e tij.