Kërcimtari dhe koreografi Dritan Brama, ish-konkurent i “BBV”, ka rënë pre e një mashtrimi me vlerë 19 milionë lekë të vjetra.
Advertisements
Bëhet fjalë për një projekt që titullohet “Tirana Open”, zhvilluar në Liqenin Artificial të Tiranës.
Advertisements
Bashkëpunëtori i tij, më saktë personi që do bënte lidhjen mes shoqatës që fitoi projektin dhe artistit Brama, quhet Indrit Picalli, i njohur mes miqve me emrin Eni. Donatorët kanë bërë shlyerjen e pagesave, por Dritani nuk ka marrë asnjë lekë, ndërkohë që ka shumë detyrime pa shlyer, njëkohësisht dhe disa prej tyre i ka bërë me paratë e tij.
Nga ana tjetër, Indrit Picalli ka firmosur dy deklarata noteriale, ku i njeh Tan Bramës dy detyrime me nga 9.5 milionë lekë, në total 19 milionë lekë. Indriti e kaloi afatin e premtuar në qershor 2024, ndaj së bashku me Tan Bramën, Piranjat lanë një takim sqarues me të riun, i cili dha justifikime të ndryshme lidhur me mungesën e korrektesës ndaj Tan Bramës. Megjithatë, ai premtoi se shumë shpejt do ta bënte shlyerjen e detyrimeve.
Advertisements
Me anë të një mesazhi ai i premtoi Tan Bramës se do i jepte 7 milionë lekë të vjetra më datë 11 tetor, por nuk e mbajti fjalën. Për më tepër, dërgoi drejt koreografit një mesazh shantazhues, ku e udhëzonte Tanin të kishte kujdes për veprimet që kryente./PIRANJAT