“Mashtruese”/ Nuk ndalen sherret në BBV, Rozana debaton me Valbonën: Ik fut ndonjë …

Dita e sotme ka nisur me sherr mes Rozanës dhe Valbonës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Advertisements

Teksa këngëtarja po bënte grimin aty ka shkuar gazetarja e cila ka nisur duke e ngacmuar.

Advertisements

Edhe pse Rozana i tha që të mos fliste pasi sa ishin zgjuar dhe ajo nuk ishte mirë, Valbona iu përgjigj se ‘nuk i interesonte’. E kështu nisi një debat i fortë dhe me tone të larta mes dy banoreve.

Rozana i tha se ‘nuk e llogarit aspak’ dhe më pas shtoi ‘ik fut ndonjë treshe tjetër në sherr’.

Nga ana tjetër Valbona iu drejtua duke i thënë se ‘do t’i kthehen të gjithë kundër dhe do ngelë vetëm;. Gjithashtu sipas gazetares, këngëtarja është mashtruese dhe mos mirënjohëse.

Pjesë nga biseda:

Rozana: Po ik moj se nuk dua të më flasësh, mos na fol, mos na shqetëso

Valbona: O gojë ëmbël

Rozana: Ti je problemi im më i vogël këtu në shtëpi, unë ty nuk të llogaris fare

Valbona: Nuk do bëhem kurrë me ty. Ti nuk llogarit as veten, jo më të tjerët. Do të kthehen të gjithë kundër, siç i ke, do ngelesh vetëm.

Rozana: Ik, ik fut një treshe tjetër, ik fut ndonjë treshe në sherr

Valbona: Ik te Laerti, vetëm ai të ka dashur në lojë. Ti që thua veç një herë e kam takuar, je manipuluese, je mos mirënjohëse

Rozana: E çmendur, sa hapi sytë

Valbona: E çmendur e dimë kush është në këtë shtëpi

Etiketa: bbvRozanavalbona

Promoted Content