Masive shkëmbore bllokuan Rrugën e Arbrit, hapja e gurores rrezikoi shembjen e urës, makineritë ende në terren

by editor

Ka qenë plasja në një gurore pranë fshatit Pojan, nga firma Gjoka, ajo që ka shkaktuar probleme të rënda në Rrugën e Arbrit, ku ka rrezikuar edhe shembjen e urës.

Advertisements

Makineritë janë ende në terren duke u përpjekur të copëzojnë gurët e mëdhenj që zbresin herë pas here nga shpati i malit.

Advertisements

Gazetari Enver Doçi raporton për News24 se kanë qenë disa të sëmurë të nisur për në Tiranë për trajtim të mëtejshëm, të cilët kanë mbetur në zonë për rreth tre orë, duke qenë se rruga ishte e bllokuar.

Firma Gjoka bën shpërthime në zonë për të siguruar materiale për Unazën e Madhe të Tiranës.

You may also like