Massimiliano konfirmon vizitën në Shqipëri, tregon nëse do përballet me Heidin në Big Brother Vip

by editor

Aktori italian Massimiliano Varrese ka konfirmuar se do të vijë në Shqipëri, në një video mesazh drejtuar ndjekësve të tij.

Advertisements

Aktori thotë se ka pasur një ftesë për në Big Brother Vip 3, por shprehet se nuk ka ndërmend të takojë Heidi Baçin. Ai do të vijë për të promovuar këngën e tij të re.

“Përshëndetje të gjithëve. Këto ditë kam dëgjuar një lajm se do të shkoj në Shqipëri për të bërë një përballje me Heidin. Jo, nuk është kështu. Po është e vërtetë që do të shkoja në Shqipëri për të kënduar muzikën time. Më kanë ftuar shumë emisione në Shqipëri, mes tyre edhe Big Brother Shqipëri.

Advertisements

Më vjen keq, nuk kam mundur të shkoj sepse kam impenjime të tjera në Itali dhe Zvicër. Do të vija për të kënduar, sepse ka shumë fansa shqiptarë që dëgjojnë muzikën time dhe bëjnë story. Nuk mund të vij tani por do të vij pas 30 majit për të kënduar këngën time të re”, ka deklaruar Massimiliano.

You may also like