Dita ka nisur me shumë tension në “Ferma VIP”, pas natës që Alba kaloi me Limin. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga Big Mama, e cila shpërtheu në ofendime ndaj Albës.
Advertisements
Situata ka bërë që aleancat dhe ndarjet mes banorëve të bëhen më të dukshme. Big Mama gjeti përkrahje te Kejsi, e cila gjithashtu sulmoi verbalisht Albën.
Advertisements
Në anën tjetër, Alba u mbështet nga vajzat e tjera të fermës, Nur dhe Ester, duke krijuar një ndarje të qartë në grup.
Debatet mes vajzave u zhvilluan me tone të larta, madje edhe me kërcënime. Në një moment, Kejsi e akuzoi Nurin se “vdes për Limin”, gjë që e tensionoi më tej situatën. Nur reagoi duke përmendur fjalët që i kishte thënë nëna e saj gjatë një surprize në fermë, çka e çoi debatin në një pikë kritike.
Përplasja kulmoi me një tjetër debat të ashpër mes Esterit dhe Big Mamës, ku këngëtarja e akuzoi aktoren se flet pas shpine për të.