“Mbani sytë hapur, kini kujdes!”/ Zbardhen përgjimet e grupit të trafikantëve, u ndodh e papritura gjatë rrugës

by editor

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, të grupit kriminal, i cili tregonte drogë në Itali tregohet disa nga bisedat mes anëtarëve, të cilët këshillojnë njëri-tjetrin se duhet të bëjnë kujdes.

Prokurorët i thanë gjykatës se të dyshuarit nga vëzhgimet ambientale rezulton se importuar nga viti 2015- deri në 2017 në total 28 kilogramë kokainë dhe sasi hashashi me një vlerë prej 960 mijë euro.

Advertisements

SPAK shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 11 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti, të cilët kanë furnizuar me kokainë, heroinë dhe hashash tregtarë të shpërndarjes së drogave në disa qytete të Italisë.

Të gjithë të dyshuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe sipas prokurorëve Braniol Lico duhet dënuar me tetë vjet burgim, Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina. Alfred Luli me nga 7 vjet e 4 muaj burgim dhe Alfred Luli, Gjergj luli Françesko Ceci, Lorik Prengaj, Saimir Prenga dhe Gjergj Zefi me nga 4 vjet e tetë muaj burgim .

Advertisements

Më poshtë është zbardhur biseda e datës 12.01.2018 në orën 14:47 e zhvilluar në makinë mes dy të pandehurve. ARAPI Lorenc: Shko! Fajin e kanë kartat e kreditit.

LULI Gjergji: Por ne nuk e përdorim atë kartë krediti.

Advertisements

ARAPI Lorenc: Shko, shko!

LULI Gjergji: Ku?

ARAPI Lorenc: Urgano

LULI Gjergji: Çfarë pe?

ARAPI Lorenc: Pashë nja dy djem, mbeta i habitur se i pashë këtu. Unë sapo kam ardhur. Unë kam ardhur tani, kam fjetur vetëm një ore që nga mbrëmë. E pashë nga cepi i pasqyrës. I pashë përseri. mbeta i habitur. Në fakt e mora rrugën nga pas. Sido që të jetë, mos më lër jashtë makinës. Unë shkoj në këmbë. Më lër më larg, në anën e frutave. Në rregull? Ti shko merr rrugën përtej..

LULI Gjergji: Apo do të të lë në Urgano?

ARAPI Lorenc: Po, më lër në Urgnano. Më lanë përshtypje ato bij k…, me një BMW të zezë, 320.

LULI Gjergji: Ndaj më dëgjo tani… dua të të lë një detyrë se nuk mund të flas me Mirin (Saimir

PRENGA), e di?

.. Sepse Miri nuk po tregon fare vëmendje. Unë nuk jam idiot që rri në shtëpi. Unë jam një djalë i ri dhe jam gjithmonë i mbyllur në dhomën time … Duhet t’i thuash të mos përzihet me të tjerët. Nuk kam çfarë t’i them sepse duket se po i thotë me qëllim.

ARAPI Lorenc: si si ??

LULI Gjergji: Këtë shok e kemi… se ka një shok këtu me ne … ka ardhur per qejf (viaggio di piacere)….ti e di festa etj… e hyr e dil e di ti me…

ARAPI Lorenc: po po

LULI Gjergji: Duhet t’i thuash “Miri rri në shtëpi”.

ARAPI Lorenc: I shkruaj

LULI Gjergji: Shkruaji ja le si detyrë se e di si jam unë të tregova.. unë rri në shtëpi gjithë ditën…

ARAPI Lorenc: Shiko mbrapa

LULI Gjergji: Po shikoj, mos ki merak

ARAPI Lorenc: Mbani sytë hapur! Ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!

LULI Gjergji: Tani nuk keni parë asnjë lëvizje atje lart.

ARAPI Lorenc: Ku?

LULI Gjergji: Në Spanjë.

ARAPI Lorenc: Nuk kam parë je. Edhe atje është bërë lëmsh

LULI Gjergji: Është më shumë rrëmujë atje.

ARAPI Lorenc: Merre këtë. Le të dalë dikush, uleni në tavolinë, diskutojmë mirë me të tjerët dhe thjesht nuk flasim ok?

LULI Gjergji: Nuk është problem.

ARAPI Lorenc: Vëllai im i vogël nuk e di që jam këtu, vëllai im i vogël (M.).

LULI Gjergji: As ne nuk kemi folur. Isha në Shqipëri dhe kur erdha këtu, e mora vesh.

ARAPI Lorenc: Do të të shkruaj këtu një ore me pare, (me zë të ulët) të shtunën duhet të vish këtu një orë më parë.

Luli Gjergji: Ku I pe më parë ato? (BMW e zezë)

Arapi Lorenc: I pashë në rrethrrotullim.

Luli Gjergji: U dogjëm me këtë gjë, ose do të mësojmë, ose do të shkojmë në djall

You may also like