Kryeministri Rama ka thirru një mbledhje me kabinetin qeveritar
Advertisements
Kabineti qeveritar do të nisë punë më 9 janar për këtë vit të ri, teksa kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje. Mësohet se në mbledhjen që pritet të zvhillohet të martën e ardhshme, do të bëhet një bilanc për vitin që lamë pas si dhe të vendosen objektivat për 2024.
Advertisements
Pas një dekade në qeveri, 2023-shi u konsiderua si viti më i mirë për Shqipërinë nga kreu i qeverisë. Në konferencën e fundit të vitit 2023, Rama bëri një pasqyrë të situatës ekonomike të vendit, duke theksuar se rritja këtë vit do jetë afër nivelit 4%, por nuk la pa përmendur uljen e papunësisë, rritjen e investimeve, shtimin e eksporteve bujqësore e kulimin e sezonit turistik.