Ditën e sotme ka mbërritur në Lushnjë trupi i 23-vjeçarit Klajfi Bitri, i cili u vra pak ditë më parë në Itali, pasi tentoi që të shuante një sherr ku përfshihej miku i tij.
Advertisements
Në ceremoninë e varrimit do të marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Advertisements
Ky i fundit ndërhyri edhe për të sjellë në Shqipëri trupin e të riut, ndërsa shpenzimet u mbuluan nga bashkia e Lushnjes.
Bitriu përpoq të shuante një konflikt të çastit midis shokut të tij italian dhe një algjeriani, por ky i fundit e goditi në gjoks me një shtizë peshkimi.
Advertisements
Pas rezultateve të autopsisë, mediet italiane bëjnë me dije se shtiza i shpoi zemrën dhe mushkëritë.
Një hetim i kryer nga mjekja ligjore Loredana Buscemi, konstaton se shtiza i dëmtoi dy organe vitale të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.