Astronomët kanë pikasur një sinjal misterioz radiofonik, të cilit iu deshën 8 miliardë vite për të mbërritur në Tokë
Advertisements
Astronomët kanë pikasur një sinjal misterioz radiofonik, të cilit iu deshën 8 miliardë vite për të mbërritur në Tokë. Ai është një prej sinjaleve më të largët dhe me më shumë energji që ka arritur deri në planetin tonë përgjatë viteve. Këto sinjale radiofonike janë të fortë dhe zgjasin zakonisht me milisekonda, ose një e njëmijta e sekondës. Sinjali i parë i tillë është zbuluar në vitin 2007 dhe që prej asaj kohe, qindra të tillë janë kapur nga pika të ndryshme të universit.
Advertisements
Sipas studimit të botuar në revistën “Science”, sinjali më i fundit, i emërtuar FRB 20220610A, zgjati më pak se një milisekond, por lëshoi energji të barasvlershme me atë që lëshon dielli përgjatë 30 viteve. Shumë prej këtyre sinjaleve zhduken menjëherë pas valëve që lëshojnë, çka e bën të vështirë gjurmimin dhe studimin e tyre. Teleskopët radiofonikë kanë ndihmuar astronomët në këtë proces, duke arritur të zbulojnë origjinën e sinjaleve.Për sinjalin e fjalë, është mësuar se është lëshuar nga një grup prej dy ose tre galaksish që janë duke u bashkuar me njëra-tjetrën. Shkencëtarët besojnë se këto sinjale janë një metodë unike që mund të përdoret për të “peshuar” Universin, duke matur materien mes galaksive.
“Përmes metodave të reja të kapjes së sinjaleve radiofonike mund të ndërtojmë një hartë të strukturës së Universit dhe ta përdorim për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të mëdha rreth kozmologjisë”, tha në një deklaratë për mediat Ryan Shannon, bashkautor i studimit. /TAR/
Advertisements