“Mbështetje e plotë për autoritetet”, ambasadori amerikan në Kosovë: SHBA nuk mund të thotë se kush është mbrapa sulmit në Zubin Potok

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka folur pas takimit me Kurtin. Ai tha se Kurti i ka ftuar për t’i informuar për sulmin në Ibër- Lepenc.

Advertisements

Hovenier e përsëriti që SHBA e dënon “sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës” duke shtuar se mbështesin hetimet dhe se do të ofrojnë “mbështetje të plotë” për autoritetet e Kosovës në hetimin e këtij sulmi.

Advertisements

“Ne mendojmë që është e rëndësishme që personat përgjegjës të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”, tha ai.

“Në këtë pikë, SHBA nuk është në pozicion të atillë që të thotë se kush është mbrapa këtij sulmi… Këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo çka mund të them është që ne kemi ofruar mbështetje për autoritetet e Kosovës dhe mendojmë që është e rëndësishme që të ketë një hetim kredibil për të idenitifikuar personat përgjegjës dhe të sigurohemi që ata të mbahen përgjegjës. Ajo çka mund të them në këtë pikë është që nuk mund të themi se kush është përgjegjës dhe nuk jemi në pozitën për të përjashtuar ndonjë grup ose shtet. Është shumë herët”, tha Hovenier.

Ai shtoi se janë të përkushtuar që në momentin që të dihen personat përgjegjës do të bashkëpunojë me autoritetet që ata të mbahen përgjegjës.

“Ky është zotim i SHBA-së dhe besoj që edhe i partnerëve tjerë”, tha ai.

Ndërsa shefi i zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, tha se e mbështet deklaratën e Borrellit.