Dy të rinjtë, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u ekzekutuan në atentatin mafioz në Shkodër, ku ndaj të cilëve këtë të mërkurë u lëshua breshëri automatiku.
Advertisements
Hamza Lici mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave Ai është vëllai i Ibrahim Licit, një personazh tejet i njohur dhe i akuzuar nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale.
Advertisements
Ibrahim Lici dyshohet se është autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër dhe ka qenë një nga 5 personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri.
Advertisements
Në Shkurt të këtij viti, pikërisht Hamza Lici reagoi për mediat për arrestimin e vëllait të tij në Turqi.
Arlind Bushati, 32-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e kësaj të mërkure në Shkodër, është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati të PD për Bashkinë e Shkodrës 2 vjet më parë.
32-vjeçari, në fillim të këtij muaji denoncoi në polici se dy persona që lëviznin me motor i kishin drejtuar armën teksa ndodhej në pedonalen e Shkodrës.