Mbeti me aftësi të kufizuara pas një aksidenti me makinë, gruaja padit aktorin e famshëm (FOTO)

by editor

Ajo kërkon kompensim për shpenzimet mjekësore, të ardhurat e humbura dhe dëmtimin e makinës

Ndaj aktorit të famshëm dhe ish-guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, është ngritur së fundmi një padi. Një grua pretendon se ka mbetur me aftësi të kufizuara pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në janar të vitit 2022, i shkaktuar nga Schwarzenegger.

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se ajo Cheryl Augustine dhe kërkon kompensim për shpenzimet mjekësore, të ardhurat e humbura dhe dëmtimin e makinës.

Gruaja në fjalë gjithashtu pretendon në padi se nuk ishte në gjendje të punonte përsëri pas aksidentit. Në aksident u përfshinë shumë makina në Brentwood, Kaliforni, ku Schwarzenegger drejtonte një “GMC Yukon”.

Advertisements

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, aktori i famshëm u përfshi edhe në një tjetër aksident ku një çiklist doli nga korsia e tij, por burimet policore thanë se ai nuk ishte fajtor. Aktualisht nuk ka asnjë koment zyrtar nga Schwarzenegger.

Advertisements

You may also like