Mbetjet toksike mbeten në qiell të hapur, Durrësi në alarm për rrezikshmërinë ndaj shëndetit të banorëve

by editor

Durrësi, një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, po përballet me një situatë alarmante për sigurinë dhe shëndetin e banorëve të tij. Mbetjet e dyshuara toksike që erdhën nga Tajlanda, të cilat duhet të trajtoheshin dhe depozitoheshin në kushte të kontrolluara, duket se janë lënë në qiell të hapur, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për mjedisin dhe shëndetin publik. Ky problem ka ngritur shqetësime të mëdha tek qytetarët. Konkretisht banorët e sektorit Rinia dhe Porto Romanos kanë dalë dje në protestë kundër magazinimit të kontenierëve me mbetje të rrezikshme pranë banesave të tyre.

Advertisements

Vendndodhja ku qëndrojnë kontenierët ruhet nga policia 24 orë në 24. Por banorët kërkojnë nga autoritetet që magazinimi i kontenierëve, që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të bëhet në një zonë larg qendrave të banuara. “Kemi 30 vjet që jetojmë këtu, është një zonë e ndotur, kemi pasur probleme me mbeturinat, kanë vdekur njerëzit nga tymrat që krijoheshin nga djegia e mbeturinave”, tha një banor. Ndërsa një tjetër banor u shpreh se ndërsa në një anë ndodhet eco-park, në anën tjetër janë depozituar 102 kontenierët me mbetje të rrezikshme. “Kemi frikë për jetën, kanë vdekur njerëz nga papastërtitë, nga plehrat, nga mbeturinat që digjeshin”, tha ai.
Çfarë ka ndodhur?

Advertisements

Kujtojmë që Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi transportimin e ngarkesës me 816 ton që dyshohet të jetë me mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut të kompanisë KURUM, të nisur më 4 korrik 2024 nga Porti i Durrësit e me destinacion final Tajlandën. Sipas të dhënave 40 kontejnerë u ngarkuan në anijen Contship Voë më 4 korrik në portin e Durrësit të Shqipërisë. Kontejnerët u transferuan më pas në ‘Maersk Campton’ në Trieste dhe do të transferoheshin përsëri në një anije të Maersk në Singapor më 18 gusht. Anija ishte planifikuar të mbërrinte në portin Laem Chabang të Tajlandës më 20 gusht.

Ndërkohë, një tjetër ngarkesë prej rreth 60 kontejnerësh, të cilat u nisën nga Durrësi dhe u ngarkuan në një tjetër anije të Maersk jashtë Shqipërisë, dhe do të mbërrinin në portin e Tajlandës më 22 gusht. Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore. Njëra nga anijet, “Compton”, fiku edhe sinjalin e GPS më 31 korrik, 1 ditë para se të afrohej në Cape Toën në Afrikën e Jugut. Zyrtarët tajlandezë deklaruan se nuk do t’i pranonin anijet në territorin e tyre dhe do ktheheshin mbrapsht. Sipas Konventës së Bazelit, Traktati i Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera, kontejnerët u riatdhesuan në vendin e origjinës, pra Shqipëri.

Advertisements

You may also like