‘Mbi 500 kg kokainë’/ SPAK: Si bashkëpunonte djali i Breçanit me Ergys Dashin, trafikuan lëndën narkotike nga…

by editor

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për grupin kriminal që dyshohet për trafik të lëndëve narkotike, mes të cilëve është edhe djali i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës Erzen Breçanit, Eralbi Breçani. Sipas prokurorëve të SPAK, sekuestrimi i 446 kg kokainë në Holandë në dhjetor të 2021, i atribuohet të pandehurve Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani.

Advertisements

Këta të fundit në bashkëpunim me Ergys Dashi, i ekzekutuar në Ekuador në 2022, dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.

Advertisements

Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021

Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të pandehurve Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.

Advertisements

Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se i pandehuri Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të pandehurin Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

You may also like