‘Mbreti i k*kainës Dritan Rexhepi’/ Llabani: Themeloi 13 kompani për të pastruar paratë, në Ekuador nuk ishte i panjohur

Ekstradimi në Tiranë i kartelit të kokainës Dritan Rexhepi u etiketua si një sukses i drejtësisë dhe policisë. Gazetari Dritan Laçi zbuloi detaje të reja nga personazhi më i komentuar i momentit i cili besohet se ishte dhe dora e parë edhe e fundit në rrjetin e fuqishëm të shpërndarjes.

Advertisements

“Merrte përsipër gjysmën e sasisë së kokainës nga Ekuadori në Europë dhe më pas karteli i kishte besuar dhe pjesën e vetë të kokainës. Kishte shumë besueshmëri si person. Fakti që ky brenda 5 ditëve çon në port 980 kg kokainë dhe pas 5 ditësh sulmon portin e Maltës dhe kalon kokainë. Kaloi 1800 kg kokainë në Hollandë. Ky kishte edhe kokainë edhe makinat që i shpërndante. Kishte një rrjet shumë të strukturuar në Europë. Ishte edhe dorë e parë, edhe dorë e fundit. Aktivitetin e parë e ka filluar në ishullin e Siçilisë .”

Advertisements

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se Rexhepi u arrestua në Ekuador dhe më pas u la i lirë. Sipas gazetares, ky vendim u kritikua nga kandidati për president i cili më pas u ekzekutua.

“Në gusht të 2021, Dritan Rexhepi arrestohet në Ekuador ku Gjykata e Apelit i lë vetëm një byrzylyk për shkak të arsyeve shëndetësore dhe e lë në shtëpi. Disa ditë më vonë i hoqën dhe byrzlykun dhe një kandidat për president i cili e kritikoi vendimin e gjykatës për lirimin e tij, rastësisht u vra nga persona të panjohur. Ky kandidat për president në Ekuador u vra. Në Ekuador ishte i lidhur me Ruben Cerez dhe bashkë me të themeluan 13 kompani që merreshin me ndërtim dhe real estate vetëm për të pastruar paratë, në Ekuador nuk ka qenë një njeri i panjohur.”