“Mbulesa të ndalohet me ligj”, aktivistja debat me Buzhalën: Je islamofob obsesiv

by editor

Gazetari Berat Buzhala e konsideron xhami politike xhaminë e Namazgjasë që u inaugurua në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Erdogan.

Advertisements

Kjo për faktin sepse sipas Buzhalës nuk ka përse të vijë në Shqipëri Presidenti turk për inaugurimin e xhamisë, aq më tepër kur në aktivitet nuk ishte i pranishëm as kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Advertisements

Këto deklarata, Buzhala i bëri në emisionin Opinion në Tv Klan, ku u përfshi në një debat me aktivisten Edlira Durmishaj, e cila e quajti Buzhalën “islamofob obsesiv”.

Nga ana tjetër, gazetari tha se burka në Shqipëri duhet të ndalohet me ligj.

Advertisements

Edlira Durmishaj: Unë e kuptoj përderisa ju keni problematika personale… unë mbaj mend që në hapësirën publike me ju jam njohur tek ai shkrimi i çadrave në Prizren dhe titujt kanë qenë goxha të ashpër dhe replikat…

Berat Buzhala: Sot e kësaj dite unë e mbështes faktin që femra shqiptare nuk duhet të jetë komplet e mbuluar.

Edlira Durmishaj: Ju jeni një islamofob obsesiv. Atëherë.

Blendi Fevziu: Edhe tani njësoj është nuk ka ndryshuar.

Berat Buzhala: As atëherë as tani. I mbroj ato qëndrime që duhet të ndalohet me ligj burkën.

Edlira Durmishaj: Mendoj që duhet parë ndoshta edhe politikisht, ka ardhur koha, që të pranoni që jemi këtu mor njeri. Jemi këtu.

Berta Buzhala: Unë e di që jeni këtu.

Edlira Durmishaj: Jemi, jo vetëm frymojmë. Por jemi dhe jemi faktor. Dhe kjo prapë është politike.

You may also like