Mbyllen hetimet për ekzekutimin e Edomond Papës/ Si u vra biznesmeni teksa pinte kafe, për “gjakun” e Sadikajt

by editor

Edmond Papa u ekzekuta në Tiranë më 16 dhjetor 2022, teksa ndodhej në një lokal

Advertisements

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Edmond Papës.

Advertisements

Ndaj Andrea Bodes dhe Albano Velos rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka ndarë një procedim penal, për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.

Edmond Papa u ekzekuta në Tiranë më 16 dhjetor 2022, teksa ndodhej në një lokal në zonën e zonën e Selitës, ku u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit.

Shkak për krimin dyshohet se është hakmarrja për vrasjen e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt në dalje të Tiranës, më 11 qershor 2022.

Albano Velo, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Tiranës si autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, është kunati i Aleksandër Sadikajt. I riu është bashkëshorti i motrës së Aleksandër Sadikajt dhe djali i një efektivi policie.

Ai është arrestuar nga policia më 31 dhjetor 2022 në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca, ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.

Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmomnd Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022. Vetë 30-vjeçari ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.

You may also like