Myrto Uzunit nuk i mjaftoi dygolëshi i tij i parë në La Liga, për të festuar siç duhet në elitën e futbollit spanjoll.
Advertisements
Dy golat e tij për Granadën ndaj Roal Sociedad nuk sollën pikë, pasi ekipi i tij u përmbys në pjesën e dytë të ndeshjes dhe tani e sheh veten në vendin e parafundit, i rrezikuar shumë seriozisht për rënien nga kategoria.
Advertisements
Në fund të sfidës, në vend të festës për Uzunin, ai iu bashkua lojtarëve të tjerë që u përballën me kontestimet e tifozëve në fushën e lojës.
Sulmuesi nuk ngurroi të shfaqej para mikrofonave të mediave të klubit, edhe pse kishte një sy të nxirë pas një goditje që kishte marrë gjatë një aksioni, duke komentuar ngjarjet e duelit.
“Bëmë një ndeshje me dy fytyra, në pjesën e parë dhe të dytën. Nuk është situatë aq e lehtë për ne, e dimë se ku gjendemi dhe dëshiroj t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve që ishsn sot të mërzitur me ne, kanë të drejtë.
Unë i pari do të jap gjithçka për këtë fanellë, për këtë qytet dhe këta tifozë që më kanë mbështetur gjatë gjithë vitit dhe thjesht dua të kërkoj falje.
Mentaliteti ynë është që nuk do të dorëzohemi kurrë dhe do japim gjithçka deri në fund të sezonit”, ishin fjalët e Uzunit, edhe pse në fakt ky i fundit detyrën e tij e kishte bërë siç duhej me dy golat e shënuar në këtë ndeshje.