Tiranë, 6 Mars, 2025 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të ministrës së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Përmes një postimi në “X”, Rama shpjegon se ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, dhe gjithashtu pasi janë ngritur kapacitetet teknike të nevojshme për implementimin e tij.
Advertisements
Rama theksoi se qeveria është në një dialog të ngushtë dhe pozitiv me kompaninë TikTok, e cila së shpejti do të vizitojë Shqipërinë për të paraqitur një sërë masash për të rritur sigurinë për fëmijët. Këto masa do të përfshijnë, ndër të tjera, përkthimin e platformës në gjuhën shqipe dhe risitë për përdorimin e saj në fushat e arsimit dhe studimeve.
Advertisements
Në postimin e tij, Rama shtoi: “Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, duke theksuar angazhimin e qeverisë për sigurinë e përdoruesve, veçanërisht të fëmijëve, në përdorimin e teknologjisë.
https://twitter.com/explore?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1897635902874116282%7Ctwgr%5E0e2e92584f01fe269c4f38abddc1c554412b91a2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnoa.al%2Flajmi%2F2025%2F03%2F2494242.html%3Ffbclid%3DIwY2xjawI2nsBleHRuA2FlbQIxMQABHWQYIdwjDryCbpwvzTytcmPJiB2va7ctWr0yUUilNM_RNJQE4CH8gsWthg_aem_bEDdnAjeqw8jw6pR7qkAlA
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.