Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri shkakton jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka marrë vëmendje të gjerë në mediat ndërkombëtare, të cilat theksojnë lidhjen e vendimit me tragjedinë e vrasjes së një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli” të Tiranës.

Advertisements

Agjencitë Reuters, Bloomberg, Corriere della Serra, dhe The Guardian kanë raportuar për këtë masë, ndërsa TikTok ka refuzuar të reagojë ndaj kërkesës për koment.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama njoftoi se platforma do të mbyllet për një vit që nga janari 2025, si pjesë e një programi të sigurisë për fëmijët, dhe vendimi do të rishikohet në muajt në vijim.